Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një vetaksident ka ndodhur edhe mbrëmjen e sotme në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, saktësisht në Sllatinë.
Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se vetura ka goditur pjesët anësore që ndajnë rrugën në korsi dhe si rrjedhojë ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Kujtojmë se në vazhdimësi bëhet thirrje për kujdes në komunikacion, pasi rastet e aksidenteve me fatalitet nuk po kanë të ndalur dhe shkaktarët më së shpeshti janë moszbatimi i rregullave.