Vetaksidenti i policëve në veri, Elshani: S’ka arsye për dyshime

Vetaksidenti i policëve në veri, Elshani: S’ka arsye për dyshime

Tre zyrtarë policorë janë lënduar mëngjesin e sotëm nga një vetaksident në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

Zëvendësdrejtori për Mitrovicën e Veriut në Policinë e Kosovës, Veton Elshani, ka folur për këtë aksident, duke thënë se nuk ka arsye për dyshime.

“Thjesht rruga ka qenë me ngrica dhe lëvizja e policisë ka qenë e tillë. Këto janë raste që ndodhin, është rastësi”, tha Elshani

Ai shtoi se ky është vetaksidenti i shtatë në këtë zonë, por hodhi poshtë spekulimet se në rrugë mund të jetë hedhur vaj apo substanca të tjera.

“Veç vdekjen e kemi të sigurt, nuk ka dyshime  për ndonjë veprim të qëllimshëm”, u shpreh Elshani.

Related Articles