Një 19-vjeçar nga Drenasi ka vdekur mbrëmë si pasojë e një vetaksidenti të rëndë në Çikatovë të Drenasit.
Viktima është Andrit Gjeli, i cili nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra si pasojë e aksidentit.
“Ju njoftojmë se sot më 08.02.2023 nga një aksident trafiku ka ndërruar jetë më i dashuri ynë – Andrit Halim Gjeli. Për varrimin do ju njoftojmë në orët në vijim. Thellësisht e pikëlluar Familja Gjeli”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, teksa policia po heton rastin.