Vetaksidenti në Gjilani, lëndohet një 15 vjeçar

Vetaksidenti në Gjilani, lëndohet një 15 vjeçar

Në orët e vona të 14 tetorit, një vetaksident ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit, ku shoferi e humb kontrolin e automjetit nga shpejtësia.

Zëdhënësi i rajonit të Policisë së Gjilanit, Valon Osmani, deklaroi për Enigmën, se nga aksidenti i mbrëmshëm është lënduar një fëmijë rreth moshës 15 vjeçare.

Në bazë të raportit të mjekut fëmija ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe është liruar për në shtëpi.

Lidhur me rastin deklarohen janë deklaruar edhe nga Prokuroria.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i përgjithshëm, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Njësitin e trafikut në Gjilan, pas marrjes së informatës lidhur me një aksident trafiku, ku i përfshirë ka qenë i dyshuari me inicialet E.B i cili duke vozitur veturën BMW me targa 06-530-GS në aksin rrugor ‘’Adem Jashari’’, në qendër të qytetit me të arritur tek semaforët, i njëjti në udhëkryq humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe kalon jashtë rrugës në anën e djathtë duke goditur një pemë dekorative dhe më pas edhe një këmbësor dhe përfundon në oborrin e ish shtëpisë së mallrave në Gjilan”, thuhet nga Prokuroria në Gjilan.

Rasti është cilësuar si Rrezikim i trafikut publik me veprime apo mjete të rrezikshme nga neni 372 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe me vendim të prokurorit personi me inicialet E.B, është ndaluar për 48 orë, kurse sa i përket masës së sigurisë do të vendoset brenda afatit ligjor, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës penale.

Related Articles