Vetaksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë, shtetasja e Shqipërisë vdes në QKUK

Vetaksidenti në rrugën Prishtinë – Pejë, shtetasja e Shqipërisë vdes në QKUK

Një grua ka vdekur pas një vetaksidenti që ngjau mëngjesin e së premtes në rrugën Prishtinë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Korroticë.

Viktima, ishte shtetase e Shqipërisë, ashtu si edhe drejtuesi i automjetit i cili mbeti i lënduar.

“Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë, në cilin kishin qenë drejtuesi dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të R. Shqipërisë”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e cila më pas në QKUK ka nderuar jetë, ndërsa drejtuesi mbetet duke marrë trajtim mjekësor”.

“Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.

Related Articles