Vetaksidentohet një person në Mitrovicë, humb jetën

Vetaksidentohet një person në Mitrovicë, humb jetën

Ka ndodhur një vetaksident, në Vërrnicë të Mitrovicës, ku një person ishte duke e drejtuar një traktor me çrast kishte humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.

Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh kanë bë të ditur se nga ky aksident viktima kishte marr lëndime vdekjeprurëse.

Ka ndodhur një (vet)aksident në të cilin ka qenë  përfshirë një traktor. Drejtuesi mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar traktorin, dyshohet se ka humbur kontrollin, dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur, dhe për pasojë ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitet policore kanë siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

/Gazeta Enigma/

Related Articles