Mëngjesin e kësaj të enjte në Jashanicë të Klinës ka ndodhur një vetaksident nga një vetur e Policisë, raporton Gazeta “Enigma”.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar për Gazetën “Enigma” se në këtë aksident ka qenë e përfshirë një veturë e Policisë së Kosovës.
Sipas tij, si pasojë e aksidentit ka të lënduar dhe dëme materiale.
“Sot rreth orës 07:20, Policia është njoftuar për një vetaksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Jashanicë-Klinë, në këtë vetaksident ishte e involvuara 1 veture e Policisë, si pasojë e këtij vetaksidenti janë shkaktuar dëme materiale dhe lendime trupore, për informata më të hollësishme do të njoftoheni me kohë”, tha ai. /Gazeta Enigma/