Vetë-aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë

Vetë-aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në zonën e Sllatinës, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa dy të tjerë janë lënduar lehtë.

Ngjarja ka ndodhur më 06.02.2026 rreth orës 19:40 dhe, sipas informatave që ka siguruar Sinjali, bëhet fjalë për një vetë-aksident me veturë BMW me targa vendore, e cila drejtohej nga F.B, rreth 29-vjeçar.

Në automjet ndodheshin edhe A.B., rreth 33-vjeçar dhe L.B., rreth 34-vjeçar.

Me të pranuar informatën, në vendngjarje janë angazhuar njësitë policore dhe Njësiti i Hetimeve, ndërsa është siguruar perimetri i aksidentit. Ekipet emergjente kanë ofruar ndihmën e parë në vend, ndërsa zjarrfikësit kanë intervenuar për nxjerrjen e të lënduarve nga vetura.

Të tre personat janë transportuar për trajtim mjekësor në QKUK, ku sipas mjekëve njëri nga të lënduarit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime më të lehta.

Burimet bëjnë të ditur se aksidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që Njësiti i Hetimeve të merret me rastin, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri.

Vetë-aksident në magjistralen Prishtinë–Pejë | Një person në gjendje të rëndë, dy të tjerë të lënduar – përfundojnë në QKUK

Related Articles