Një 45-vjeçar me inicialet G.B., është therur me thikë sot (e shtunë) në Prishtinë, saktësisht në lagjen Bregu i Diellit.
I dyshuari është vetëdorëzuar në polici dhe aktualisht është duke u intervistuar.
Ndërsa i lënduari është dërguar për trajtim mjekësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, si pasojë e një mosmarrëveshje në trafik.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia aktualisht është duke intervistuar personin e dyshuar i cili para pak minutash ësthë vetëdorzuar në polici”, ka thënë Ahmeti.