Ka dështuar seanca e Kuvendit e paraparë të mbahet për ditën e sotme.
Në momentin që ka filluar seanca, prezentë kanë qenë 44 deputetë. Kjo ka bërë që kjo seancë të dështojë në mungesë të kuorumit.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i këtij institucioni, Glauk Konjufca.
Seanca në fjalë pritet të mbahet gjatë ditës së nesërme.
Në rend të ditës ishin pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e filluar më 2 shkurt dhe vazhduar 22 mars 2023 dhe pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e filluar më 9 mars 2023
Kjo nuk është hera e parë që në Kuvendin e Kosovës ka mungesë të deputetëve.