Sipas raportit të Policisë së Kosovës në 24 orët e fundit janë regjistruar vetëm dy raste të dhunës në familje në vendin tonë, raporton Gazeta “Enigma”.
Një rast është raportuar në Graçanicë ku i dyshuari ka sulmuar babin e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
“Graqanicë / 13.08.2025 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht babai e tij viktimën m/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndaluar deri ne këndellje”, njofton Policia.
Ndërsa rasti u dytë u raportua në Komunën e Pejës ku i dyshuari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari është arrestuar.
“Pejë / 13.08.2025 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari m/k, pasi që kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës f/k. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Gazeta Enigma/