Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 raste të dhunës familjare në Kosovë

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 raste të dhunës familjare në Kosovë

Policia njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 10 raste të dhunës familjare në Kosovë, raporton Gazeta Enigma.

Rastet e dhunës familjare kanë ndodhur në Fushë Kosovë, Prishtinë, Prizren, Lipjan, Istog dhe Mitrovicë e Jugut.

Fushë Kosovë 25.08.2021-23:00. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurori i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Prishtinë 26.08.2021 – 02:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje .

Lipjan 26.08.2021 – 09:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja dhe vajza e tij të dyshuarat femra kosovare, kishin ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj tij. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prishtinë 26.08.2021-17:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar me të cilin jetojnë në një banesë. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Prizren 26.08.2021 – 11:37. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë në familje duke e sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor. Palët janë intervistuar dhe e vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Prizren 26.08.2021 – 08:00. I dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë në familje duke sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij  viktimën kosovare me të cilën nuk kanë kurorëzim. Palët janë intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të njëjtit lirohen në procedurë të rregullt.

Prizren 26.08.2021-13:00.   Viktima femër kosovare, ka raportuar se bashkëshorti saj i dyshuari mashkull kosovar është duke ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj saj. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Istog 26.08.2021 – 01:30. Pas një  mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht vëllain e tij viktimën  kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime  trupore. Me vendim të  prokurorit i dyshuari dërgohet në  mbajtje.

Istog 26.08.2021-15:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, në vazhdimësi është duke ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

Mitrovicë Jugu 26.08.2021-19:20.  Viktima femër kosovare  ka raportuar se derisa ka qenë në shtëpinë e saj, është kanosur verbalishtë nga kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Related Articles