Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti në QKUK u trajtuan 291 raste të sulmit në tru

Vetëm në tre muajt e parë të këtij viti në QKUK u trajtuan 291 raste të sulmit në tru

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se vetëm në tre muajt e parë të vitit 2022 Klinika e Neurologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës trajtoi 291 raste të sulmit në tru, shkruan Gazeta “Enigma”.

“Në total, klinika për këtë periudhë kohore ka trajtuar 456 pacientë të shtrirë, me 3984 ditë shërimi, po ashtu janë kryer 3208 vizita ambulantore dhe 1403 vizita konsultative emergjente”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tutje ata kanë njoftuar se “stafi i klinikës ka kryer 917 EEG dhe 494 EMNG,  39 raste me Sklerozë Multiple, 650 raste të epilepsisë, 68 raste neuro-psikologjike dhe shumë  shërbime të tjera mjekësore neurologjike për pacientë të spitalizuar dhe ata ambulantor”./Gazeta Enigma/

Related Articles