Vetëm një fluturim që ka qenë sot i planifikuar nga Prishtina për në Basel është anuluar.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’, Valentina Gara.
Ajo ka thënë se udhëtarët për këtë anulim të fluturimit janë njoftuar me kohë dhe se i njëjti fluturim do të transferohet pas mesnate.
“Një fluturim që ka qenë sot i planifikuar për Basel është anuluar dhe udhëtaret janë njoftuar me kohë dhe janë transferuar në orën 04:00 sonte pas mesnatës”, ka bërë të ditur Gara për Metron.
Kujtojmë se muajt gusht dhe korrik janë muajt me fluksin më të madh të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Këto ditë fluks i madh i udhëtarëve është për në nisje, pasi shumica kanë përfunduar pushimet dhe kthehen në vendet perëndimore ku ata jetojnë.