Drejtoria Rajonale e Policisë, në Ferizaj, ka njoftuar se sa qytetarë dhe biznese janë gjobitur për mosrespektim të masave antiCOVID-19.
Që ngadata 19 deri më 22 prill janë shqiptuar 344 gjoba si dhe janë 106 vërejtje policore.
“Policia, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për respektimin e masave, ka shtuar kontrolle në qendrat tregtare, lokalet e gastronomisë, transportit publik të udhëtarëve, e po ashtu edhe kontrollin e respektimit të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve pas orës 22:30-05:00”, thuhet ndër të tjera në njoftim.