Në klinikën Infektive aktualisht janë të hospitalizuar vetëm 3 pacientë me COVID.
Kështu ka bërë të ditur, ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Arben Vishaj.
“Në klinikën Infektive momentalisht janë të hospitalizuar 3 pacientë, ku prej tyre dy janë negativ dhe një pacientë pozitiv”, shtoi ai.
Vishaj njoftoi se 2 pacientë janë me oksigjeno-terapi të prekur nga CoronaVirusi
“Në këtë klinikë me oksigjeno-terapi janë të hospitalizuar vetëm 2 pacientë, të cilët janë më dy dozat e vaksinës anti-Covid”, tha ai.
Ndryshe, sot janë shënuar vetëm 14 raste pozitive dhe asnjë viktimë në Kosovë