Veteranët e UÇK-së në Pejë nisin pastrimin dhe përditësimin e listave të luftëtarëve

Veteranët e UÇK-së në Pejë nisin pastrimin dhe përditësimin e listave të luftëtarëve

Në kuadër të shënimit të 26-vjetorit të Çlirimit të qytetit të Pejës, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Dega në Pejë ka shpallur një nismë për pastrimin dhe përgatitjen e listave të luftëtarëve të UÇK-së në territorin e Komunës së Pejës.

Qëllimi i kësaj iniciative është ruajtja e dinjitetit të luftës çlirimtare, respektimi i kontributit të vërtetë të secilit luftëtar, si dhe ndarja me përgjegjësi e emrit të shenjtë të pjesëtarit të UÇK-së.

OVL-UÇK ka ftuar të gjithë bashkëluftëtarët, familjarët e dëshmorëve dhe të rënëve, si dhe strukturat lokale që të angazhohen në këtë proces me përgjegjësi dhe ndershmëri.

Nisma synon të kontribuojë në autenticitetin e historisë së luftës për liri dhe të garantojë përfaqësim të drejtë e të merituar të atyre që sakrifikuan për Kosovën.

“Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit. Nderim të gjithë luftëtarëve të lirisë!”, thuhet në njoftimin e OVL-UÇK, dega në Pejë.

Related Articles