Vetëvendosje: Për herë të parë rishikohet buxheti në katër mujorin e parë të vitit

Vetëvendosje: Për herë të parë rishikohet buxheti në katër mujorin e parë të vitit

Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se për herë të parë ka ndodhur në një Qeveri që të rishikohet buxheti në katër mujorin e parë të vitit.

Sipas Vetëvendosjes, kjo po bëhet për shkak të rritjes ekonomike që është në Kosovë, shkruan Gazeta Enigma.

“Qeveria Kurti – Qeveri e rritjes ekonomike me qytetarin në qendër. Përmes rishikimit, buxheti i shtetit po rritet nga 2.75 miliardë në 2.9 miliardë euro.

“Për herë të parë ndodhë që të rishikohet buxheti në 4 mujorin e parë të vitit, kjo për shkak të rritjes ekonomike dhe 150 milionë eurove që po i shtohen buxhetit”, thuhet në njoftimin e LVV-së./GAZETA ENIGMA/

Related Articles