Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë ka bërë me dije se nesër do të thërras seancë të jashtëzakonshme, në Kuvendin Komunal të Prishtinës për anulimin e shkëmbimit të pronave në Badoc.
VV njofton se kjo seancë do të mbahet të enjten.
“Ftojmë të gjitha subjektet politike të bashkohen në këtë nismë jetike për mbrojtjen e pronës publike”.
“Është koha për veprime konkrete e jo fjalë. Andaj duhet të veprojmë sa më parë!”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.