Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një kafeteri të Shtimës, ku një grua ka tentuar t’i jap fund jetës, duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve.
Ky rast ka tronditur pronarin e lokalit, i cili menjëherë ka njoftuar Policinë. Ajo u dërgua në spital dhe më pas u lirua, por fatkeqësisht vdiq rrugës.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një grua të moshës 55-vjeçare, nga komuna e Lipjanit, vdekjen e të cilës e ka konfirmuar mjeku kujdestar.
E ndjera fillimisht ishte dërguar në Emergjencën e qytetit të Shtimes ku kishte marrë trajtim mjekësor dhe më pas ishte liruar, pasi mjeku kishte vlerësuar se nuk është në rrezik për jetën.
Me t’u kryer kontrollet, viktima u lirua dhe u vendos qe të dërgohej në shtëpinë e saj, por nuk arriti e gjallë. Rrugës asaj iu përkeqësua gjendja dhe ndërroi jetë.
Motivet e vetëvrasjes janë akoma të panjohura, por siç thonë burimet e sinjalit, viktima ishte emër i njohur edhe për Policinë, pasi frekuentonte shpesh lokalet e natës.
Pas ekzaminimeve të kryera edhe në vendin e ngjarjes, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, teksa kanë nisur hetimet që zbardhin rrethanat e ngjarjes.
Sipas informacioneve të para, e ndjera kishte lënë një letër para se të tentonte vetëvrasjën, ku ka shkruar disa të dhëna të saj.