Vetura bie në lumë, vdes nëna bashkë me djalin gjashtëvjeçar

Vetura bie në lumë, vdes nëna bashkë me djalin gjashtëvjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në vendin e quajtur Ura e Goricës, në rrugën hyrëse të qytetit të Beratit.

Mësohet se një veturë ka devijuar nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Për pasojë vozitësja e veturës bashkë me djalin e saj gjashtëvjeçar kanë humbur jetën.

Ishin banorët e zonës ata të cilët nxorën djalin e mitur të gjallë duke thyer xhamin e makinës që ndodhej në lumë, por fatkeqësisht ai nuk ia doli të mbijetojë.

Rreth 15 minuta më vonë, u nxor nga vetura, pa shenja jete edhe nëna e tij.

Ende nuk dihen sesi kanë qenë rrethanat e aksidentit, por dyshohet se gruaja ka humbur kontrollin teksa voziste, derisa grupi hetimor në vendngjarje po kryen veprimet për zbardhjen dhe shkaqet e aksidentit./tch

Related Articles