Një aksident trafiku ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Mitrovicë, ku vetura ka goditur një këmbësor
Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se këmbësori është dërguar në spital për trajtim, si pasojë e lëndimeve.
“Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Zahiti.
Ndërkohë që mediat lokale kanë shpërndarë pamje nga vendi i ngjarjes. /Gazeta Enigma/.