Vetura godet biçiklistin 62-vjeç në Ferizaj, arrestohet një grua

Policia e Kosovës, ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pas një aksidenti komunikacioni, ku të përfshirë janë një veturë dhe një biçikletë.

Sipas policisë, nga hetimet e para dyshohet se drejtuesja e veturës B.S., duke mos e përshtatur shpejtësinë e ka goditur biçiklistin rreth 62 vjeç, të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore.

“Policia Rajonale e Ferizajt, sot rreth orës 13:50 ka pranuar një informacion se në rrugën “Riza Matoshi” në Ferizaj është një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë një veturë dhe një biçikletë”.

“Fillimisht policët e rendit e më pas hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Aksidenteve i kanë marrë veprimet e menjëhershme dhe kanë dalë në vendin e aksidetit. Nga hetimet e para dyshohet se drejtuesja e veturës me targa vendore B.S ( F/K) e moshës 39 vjeçare, duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së veturës, e godet biçiklistin H.S ( M/K) i moshēs rreth 62 vjeçar dhe për pasojë i shkakton lēndime të rënda trupore, të cilin për ndihmë mjekësore e dërgojnë në Qendrën Emeregjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

E dyshuara, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, për procedura të tjera hetimore.

Related Articles