Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, polica jep detaje

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, polica jep detaje

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila bëri të ditur se këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor.

“Rreth orës 12:40  kemi pranuar informatën se në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një  këmbësor dhe një automjet.

“Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, thuhet tutje në konfirmim.

Related Articles