Vetura ku Liridona u vra qëndroi në mes të rrugës, prokurorja: Askush s’ofroi ndihmë derisa shkoi Policia

Vetura ku Liridona u vra qëndroi në mes të rrugës, prokurorja: Askush s’ofroi ndihmë derisa shkoi Policia

Ende po vazhdon seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt.

Në seancë u lëshuan disa video-incizime nga nata kritike.

Sipas deklarimeve të prokurores, askush nuk është afruar t’i ofrojë ndihmë viktimës derisa ka arritur Policia e Kosovës.

Siç deklarohet, në vendin e ngjarjes pas vrasjes së Liridonës, kishte kaluar një autobus urban, megjithëse i njëjti nuk është ndalur, ani pse vetura ishte në mes të rrugës.

Related Articles