Katër persona kanë marrë lëndime pasi një veturë u përfshi nga flakët.
Pronari i veturës derisa ishte duke e furnizuar veturen me karburant (gas) kishte ndezur një cigare.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë gjatë të shtunës.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës..
Policia e ka arrestuar pronarin e veturës dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Prishtinë 16.07.5055 – 11:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti pasi e ka furnizuar veturën me karburant (gas), ka hyr në veturë dhe ka ndezur një cigare me ç’rast vetura është përfshirë nga zjarri. Si pasoj lëndime trupore ka pësuar i dyshuari dhe tre viktimat (pasagjerë) të cilët janë duke u trajtuar në QKUK. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.