Në mesnatën e së premtes, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” u mbajt mesha kryesore e krishtlindjes.
Në këtë organizim që bëhet për nderë të lindjes së Jezu Krishtit, çdo 25 dhjetor, ishin prezentë shumë qytetarë, pa dallim feje.
Të njëjtit që në hyrje të katedrales bënë ndezjen e qirinjve në kujtim të të afërmeve të tyre, derisa më pas rastin e shfrytëzuan edhe për t’u rrëfyer.
Në orët e para të së shtunës u tha se krishtlindja është festë e gëzimit derisa u bë thirrje që t’i besohet Krishtit që u quajt ‘Princ i Paqes’.