VIDEO: Festohet Krishtlindja, liderët “injorojnë” Katedralen

VIDEO: Festohet Krishtlindja, liderët “injorojnë” Katedralen

Në mesnatën e së premtes, në Katedralen “Shën Nënë Tereza” u mbajt mesha kryesore e krishtlindjes.

Në këtë organizim që bëhet për nderë të lindjes së Jezu Krishtit,  çdo 25 dhjetor, ishin prezentë shumë qytetarë, pa dallim feje.

Të njëjtit që në hyrje të katedrales bënë ndezjen e qirinjve në kujtim të të afërmeve të tyre, derisa më pas rastin e shfrytëzuan edhe për t’u rrëfyer.

Në orët e para të së shtunës u tha se krishtlindja është festë e gëzimit derisa u bë thirrje që t’i besohet Krishtit që u quajt ‘Princ i Paqes’.

Related Articles