Legjenda e boksit Wladimir Klitschko i bëri një thirrje komunitetit ndërkombëtar për t’i dhënë fund “luftës që Rusia ka nisur”, shkruan Gazeta Enigma.
“Nuk ka kohë për të pritur sepse kjo do të çojë në katastrofë humanitare”, thotë ai në një video të postuar në mediat sociale Twitter dhe Instagram.
“Duhet të veproni tani për të ndaluar agresionin rus”, vijon ai.
Vëllai i tij Vitali Klitschko është kryebashkiak i kryeqytetit Kiev, ku është vendosur një shtetrrethim që do të zgjasë deri të hënën në mëngjes. Njerëzit atje presin një sulm të afërt rus. /Gazeta Enigma/