VIDEO – Komuna e Prishtinës dhe policia pajtohen të vënë kamera nëpër shkolla

VIDEO – Komuna e Prishtinës dhe policia pajtohen të vënë kamera nëpër shkolla

Komuna e Prishtinës do të vendosë kamera të sigurisë në shkollat e kryeqytetit, si masë për të rritur sigurinë në këto institucione të arsimit.

Ky vendim u mor nga kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, pas takimit që ky pati me drejtorin e policisë për rajonin e Prishtinës, Fahredin Vërbovci, me të cilin biseduan për dhunën në shkolla, e cila ka shtuar incidentet në dy muajt e fundit.

95 raste të incidenteve të cilat kanë ndodhë për dy muaj, janar e shkurt, të këtij viti ka bërë që kryeministri i Republikës së Kosovës, të kërkojë angazhim nga ministria e punëve të brendshme, policia e prindërit për të reduktuar numrin e incidenteve.

Kryeministri Kurti kërkoi që të prindërit të jenë më vigjilentë me fëmijët e tyre, dhe t’i kontrollojnë ata./Gazeta Enigma/

Related Articles