VIDEO/ Kurti nga Parisi zbarkon në Podujevë, një natë para balotazhit

VIDEO/ Kurti nga Parisi zbarkon në Podujevë, një natë para balotazhit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, këtë të shtunë është parë në Podujevë i shoqëruar nga kandidati i partisë së tij për këtë komunë Shpejtim Bulliqi.

Kurti dhe Bulliqi janë parë duke shëtitur së bashku në sheshin e këtij qyteti, raporton Gazeta ‘Enigma’.

Kurti gjatë ditës së djeshme nuk ishte i pranishëm në tubimet përmbyllëse për balotazhin e të dielës, pasi ishte në Paris ku ka marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Kujtojmë se zyrtarisht sot vendi ka hyrë në heshtje zgjedhore, pasi nesër do të zhvillohet gara e balotazhit në 21 komuna./Gazeta Enigma/

Related Articles