Fazli Kikaj, 76-vjeçari nga Prizreni po akuzohet për pedofili është paraqitur vet në Polici, një ditë pasi këta të fundit nuk e gjetën në adresën e banimit.
Në video shihet momenti kur Kikaj arrin te stacioni policor për t’u paraqitur për rastin për të cilin po akuzohet.
Ndërsa, Policia në koordinim me Prokurorinë janë duke kryer veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast.
Ndryshe, ai po akuzohet për pedofili, pasi iu publikuan pamje teksa shihej se si tentoi ta bindte për marrëdhënie intime një vajzë 15-vjeçare, e cila në realitet është gazetare në Shqipëri.