Në shkollën e mesme profesionale “Adem Gllavica” në Lipjan, tavani ra në dyshemenë e paraleles 10/1, por nxënësit e kësaj klase fatmirësisht nuk u lënduan.
Objekti i shkollës u rindërtua dy vjet më parë dhe duke qenë kaq kohë e shkurtër, nuk dihen arsyet pse ra tavani, sipas drejtorit.
Përgjegjësja e shkollës, që pretendon se kontrollon çdo mbrëmje klasat, thotë se nuk vërejti gjë një natë më parë.
Pas incidentit, nxënësit vazhduan mësimin në një klasë tjetër.