VIDEO/ Muçi nuk ndalet, shënon gol fantastik në Poloni

VIDEO/ Muçi nuk ndalet, shënon gol fantastik në Poloni

Ernest Muçit është titullar në sfidën e Legia Varshavës ndaj Piast Gilwice dhe tregoi vlerat e tij në minutën e 20 të ndeshjes me një gol që ktheu në lojë ekipin e tij.

Në rezultatin 2-0 për skuadrën e Piast, Muçi mori një top në të majtën dhe pas një sprinti në zonë, lëshoi një goditje diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar duke dërguar sferën në rrjetë dhe ngushtuar rezultatin në 2:1.

Ky ishte goli i tretë në këtë kampionat për Muçin, i cili ka filluar të aktivizohet rregullisht me Legian në kampionat dhe në kompeticionet ndërkombëtare./Gazeta Enigma/

Related Articles