Një grup qytetarësh kanë protestuar para objektit të KEDS-it në kryeqytet për reduktimet me rrymë, të cilat kanë ndodhur ditëve të fundit.
Këta po thonë se ditët e humbura pa rrymë erdhën si shkak i privatizimit të KEDS-it.
“Kur KEDS-it iu kanë bërë 8 vjet tu e shpërnda rrymën e tu e ble prej një prodhuesi publik, siç është KEK-u, ata kanë nisur me na e reduktu rrymën e këtë ne nuk e pranojmë”, thotë Dibran Hoxha, organizator.
Arsyetimet e vazhdueshme të qeverisë nuk po i pranojnë qytetarët.
“Veç arsyetime, punë kurrkund hiç kjo qeveri vetëm arsyetime, kjo qeveri vetëm keq për tjerët fol”, thotë një qytetar.
Protestuesit u shpërndanë të qetë, pa treguar nëse protesta të tilla do të ketë edhe ditëve të tjera, në rast të reduktimeve me rrymë./Gazeta Enigma/