Video-prezantimi i transferit më të ri të Hoffenheimit bëhet viral, do të shkriheni së qeshuri

Video-prezantimi i transferit më të ri të Hoffenheimit bëhet viral, do të shkriheni së qeshuri

Hoffenheim ka kompletuar nënshkrimin e Marius Bulter nga skuadra e rënë në Bundesliga 2, Schalke 04.


Sulmuesi 30-vjeçar ka vënë në letër një kontratë trevjeçare me ‘Die Kraichgauer’.

Por, ajo që rrëmbeu vëmendjen e të gjithëve nuk është emri i tij, mirëpo mënyra se si u prezantua te Hoffenheimi.

Në sezonin e kaluar, gjatë një dueli mes dy skuadrave, lojtari që shënoi 11 gola në Bundesliga për Schalken kishte thyer shtizën e flamurit këndor.

Kjo pjesë u shkëput nga prezantimi i tij, ndërsa shihet para derës së Hoffenheimit duke ua dhuruar atë të riparuar.

Related Articles