Video skandali i Gjicit, SPAK: Situata penale mund të ndryshojë

Video skandali i Gjicit, SPAK: Situata penale mund të ndryshojë

Pas publikimit të videos ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale me një punonjëse në ambientet e zyrës ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

Burime nga SPAK për Tv Klan thanë se pas sqarimit të rrethanave nga verifikimi që po kryhet për këtë çështje, situata penale për Gjicin mund të ndryshojë.

E para që do të përgjigjet për videon, njohjen që ka pasur me kryebashkiakun dhe rolin që ka pasur në Bashki, është vajza e cila është identifikuar nga Prokuroria e Posaçme. Dëshmia e saj dhe të dhënat nëse ka qenë vartëse e Safet Gjicit, do të jenë të rëndësishme për rrjedhen e hetimeve, pasi SPAK mund të ngrejë akuza të tjera penale.

Gjithashtu hetime po kryhen edhe për rrethanat në të cilin është kryer filmimi, për qëllimin dhe për arsyet e publikimit të videos intime.

Nga të dhënat e deritanishme është mesuar se momenti intim është xhiruar nga një kamera e vendosur në çantën e vajzës. SPAK po heton nëse ajo ka vepruar e vetme apo është pjesë e një grupi që kanë tentuar të fusin në kurth Safet Gjicin, siç deklaroi ai një ditë më parë.

Në përfundim të veprimeve hetimore që ka nisur, SPAK pritet të vlerësojë nëse do ta thërrasë Safet Gjicin për të marrë dëshminë e tij, apo nëse do të bëjë kërkesë në gjykatë për masë sigurie.

Dje në rrjetet sociale qarkulloi videoja e kryetarit të Bashkisë së Kukësit Safet Gjici, teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e tij. Ai mori një mandat të ri, në zgjedhjet vendore të 14 majit, si përfqësues i Partisë socialiste. Sipas të dhënave në video, filmimi rezulton të jetë realizuar 10 ditë më parë, rreth orës 16.00.

Reagimi i parë erdhi nga Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe korrupsionit, e cila bëri të ditur se kishte nisur, me iniciativë të saj, një procedim penal ndaj Gjicit.

Më vonë, qeveria, në përfundim të mbledhjes së saj, njoftoi, përmes ministres së Financave Delina Ibrahimaj, se kishte vendosur shkarkimin e Gjicit nga detyra, pavarësisht njoftimit të këtij të fundit për dorëheqje.

Related Articles