Dy personat që kënduan këngë nacionaliste, dhe thirrën “Kosova është Serbi” me rastin e shënimit të festës serbe të Vidovdanit, në Gazimestan janë identifikuar nga Policia e Kosovës.
Të njëjtit janë përcjell për në stacionin policor.
Pavarësisht kontrolleve të rrepta të Policisë së Kosovë, serbët arritën ta fusin edhe një flamur me simbole patriotike gjatë shënimit të festës.