Vikendi i nxehtë në Kosovë

Vikendi i nxehtë në Kosovë

Parashikimi i motit për këtë fundjavë tregon një rritje të temperaturave, deri në 34 gradë Celsis, pas një jave me temperatura mesatare që po e lëmë pas, shkruan Gazeta Enigma.

Të shtunën temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 deri 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 28 deri në 32. Pritet që të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i juglindjes.

Për të dielën pritet që të jetë mot me diell, me temperaturat minimale që do të lëvizin ndërmjet 10 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 30 deri në 34 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes e lehtë deri mesatare.

IHMK ka paralajmëruar për rreziqe nëse qëndroni në rrezet të diellit për periudha të gjata kohore. /Gazeta Enigma

Related Articles