Viktima e aksidentit të djeshëm ishte nxënës i shkollës fillore në Pejë

Viktima e aksidentit të djeshëm ishte nxënës i shkollës fillore në Pejë

Viktima e një aksidenti të djeshëm në magjistralen Prishtinë – Pejë ishte një nxënës i shkollës fillore “Asdreni” në Pejë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë faqja zyrtare e shkollës në një postim në Facebook.

Viktima është Aron Mazrekaj. Shkolla “Asdreni” e përshkori Aronin si nxënës i urtë, i qetë dhe shembullor.

Shkrimi i plotë i faqes së shkollës fillore “Asdreni” në Facebook:

Dhimbje e madhe !

E rëndë dhe e veshtirë ta kuptojmë për ty Aron se paske lënë ëndrrat në gjysmë!

I urtë ,i qetë e shembullor, të gjithë u krenoheshim me ty, pse  na ike  Aron!

Me zemër të thyer dhe dhimbje të thellë morem lajmin për vdekjen e parakohshme të nxënësit tonë të dalluar, Aron Mazrekaj, i cili u nda tragjikisht nga jeta në një aksident fatkeq.

Aroni ishte një shembull frymëzues për të gjithë ne.

Me përkushtimin e tij në mësime, me mirësinë që tregonte për shokët, dhe me respektin ndaj mësimdhënësve dhe stafit, Aroni pasqyronte vlerat më të larta të shkollës sonë.

 Si i tillë me pelqimin e të gjithëve  u zgjodh KRYETAR I KËSHILlIT TË NXËNËSVE TË SHKoLLËS.

Ai dallohej për bujarinë dhe shpirtin e tij të pastër. Ishte gjithmonë i gatshëm të ndihmonte dhe të ofronte një fjalë të mirë, duke lënë gjurmë në zemrat e të gjithëve që e njohën. Largimi i tij do të krijojë një boshllëk të madh në shkollën tonë dhe në komunitetin që e rrethonte.

Në këto momente të dhimbshme dhe të vështira, i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes së tij, stafit të shkollës, shokëve e shoqeve dhe të gjithë atyre që e njohen dhe deshën.

Ndajmë me ta dhimbjen dhe kujtimin për një djalë të jashtëzakonshem, i cili do të jetojë gjithmonë në zemrat tona.

Çdo  sukses dhe aktivitet në shkollë emrin e mbante Aron Mazrekaj.

Çdo  pritje çdo prezentim  krah drejtoris së shkollës ishe Ti . Bursa që u nda për ty mbeti në letër !

Pusho në paqe, Aroni ynë!

Me dhimbje të madhe !

Drejtoria e shkollës  që aq shumë të deshti!

AGime Lajqi

Related Articles