Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën sot në aksidentin në Shirokë

Këta janë dy të rinjtë që humbën jetën sot në aksidentin në Shirokë

Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona.

Personat e vdekur janë nga Komuna e Prizrenit.

Mësohet se 20 vjeçari është Petrit Gashi nga Prizreni, ndërsa viktima tjetër është Besnik Haliti po nga i njëjti qytet.

Vesel Gashi nga policia e Prizrenit ka bërë të ditur se njëri nga ta është 31 dhe tjetri 20-vjeçar.

“P.G viti lindjes 2004 dhe B.H viti i lindjes 1993”, ka bërë të ditur Gashi.

Në aksident kanë qenë të përfshirë një motoçikletë dhe një veturë.

Related Articles