Transferimi i Cristiano Ronaldos në Arabinë Saudite bëri bujë të madhe. Përpos kontratës milionëshe, Ronaldo ka përfituar edhe asete tjera, përfshi këtu edhe një vilë luksoze.
Sipas prestigjiozes britanike, “Daily Mail” shtëpia e re e Cristiano Ronaldos do të kushtojë 14 milionë euro.
Kështu, ata do të izoloheshin nga ligjet strikte islame dhe do të kishin më shumë hapësirë për veten dhe për idetë dhe planet e tyre.
Al Nassr është një klub i vendosur në kryeqytetin e Arabisë Saudite, Riad, dhe është i njohur për konservatorizmin e tij. Vendasit luten pesë herë në ditë, temperaturat mund të kalojnë 50 gradë Celsius në verë dhe era e thatë sjell rërë me vete.
Për shkak të gjithë kësaj, Ronaldo mund të izolohet dhe të gjejë paqe dhe qetësi për veten dhe të dashurit e tij. Ai nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin, por synimi është të jetë një nga ambasadorët e Arabisë Saudite në përpjekjen për të pritur Kupën e Botës në vitin 2030.
Nëse blen vilën e përmendur, do të jetojë në një nga zonat më të pasura, një zonë e quajtur ‘Al Muhammadiyah’, e cila njihet për restorantet luksoze, shkollat private dhe ndodhet pranë stadiumit Al Nasra.
Në këtë lagje luksoze ka pishina shtesë, qendra më të vogla tregtare, kopshte, klinika e palestra. Lagjja është ndërtuar në mënyrë që njerëzit që jetojnë aty të mos largohen nga zona, mbrohet me mure dhe ruhet nga policia. Kuptohet që aty është i ndaluar edhe konsumimi i alkoolit.