Vila zvicerane për bisedime “të vështira”, kjo rezidencë do të pret Bidenin dhe Putinin

Vila zvicerane për bisedime “të vështira”, kjo rezidencë do të pret Bidenin dhe Putinin

Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të duhej të takoheshin gjatë 16 qershorit në një vilë në Zvicër, e cila daton që nga shekulli i 18-të dhe që ka pamje kah liqeni i Gjenevës, një ambient relaksuar.

Dyshimet për përfshirje dhe manipulim në zgjedhje presidenciale, sulmet kibernetike, të drejtat e njeriut dhe Ukraina – do të jenë disa prej temave që do të duhej të diskutoheshin dhe mbeten prioritet i Bidenit i cili më 20 janar mori detyrën e presidentit amerikan.

Gjithashtu në tavolinë do të jetë edhe stabiliteti strategjik bërthamor dhe konfliktet rajonale. Biden që do të duhej të mbërrinte në Britani të Madhe të premten në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, ka premtuar se do t’i bëjë presion Putinit që të respektoj të drejtat e njeriut.

Megjithatë të premten pritet të konfirmohet vendi i takimit në Gjenevë. Policia dhe ushtria zvicerane tashmë kanë mbyllur dy parqet që rrethojnë vilën La Grande – duke vendosur barrikada dhe tela gjembor.

Zvicra ka insistuar që ky samit i madh të mbahet në vendin e alpeve. Në kohën e Luftës së Ftohtë, presidenti Ronald Regan dhe lideri sovjetik Mihail Gorbaçov kishin mbajtur samitin e tyre të parë në Gjenevë në nëntor të vitit 1985 – duke u pajtuar që të vazhdojnë me zvogëlimin e numrit të arsenalit bërthamor. 

Related Articles