Klubi Futbollistik “Liria” nga Prizreni ka mbetur pa njërin ndër lojtarët kryesorë.
Visar Berisha nuk do të jetë më pjesë e “bardhezinjëve”, raporton Gazeta Enigma.
Futbollisti 35-vjeçar ka qenë shtylla kryesore në mbrojtjen e Lirisë në sezonin që e lamë pas.
Gazeta Enigma mëson se lojtari tashmë ka disa oferta në tavolinë, por është duke i shqyrtuar të gjitha mundësitë.
Kujtojmë që Berisha ka karrierë të pasur duke bërë karrierë edhe në Zvicër të klubet si Winterthur, Schaffhausen. Kurse, në Kosova ka mbrojtur ngjyrat e Prishtinës dhe Ballkanit.
/GAZETA ENIGMA/