Vishaj tregon simptomat e Omicronit

Vishaj tregon simptomat e Omicronit

Infektologu Arben Vishaj ka thënë se me datë 20 të këtij muaji janë diagnostikuar nëntë pacientë me Omicron.

Ai ka thënë se aktualisht nuk ka pacientë të shtruar me Omicron, por janë duke u trajtuar katër pacientë me COVID-19.

Një pacientë i cili ka qenë i hospitalizuar e që ka rezultuar me Omicron, ka pasur simptoma të lehtë.

“Ka qenë simptomatologji në rrugët e frymëmarrjes. Sot kemi komunikuar me pacientin dhe gjendjen e ka stabile. Ai ka ardhur nga SHBA dhe ishte i vaksinuar me Pfizer. Prania e Omicronit në rajon edhe Evropë tashmë është. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë shërbime shëndetësore pavarësisht çfarë varianti vjen. Mërgimtarët vijnë në vendin e vet dhe ne e kryejmë punën tonë siç duhet. Kryesisht simptomat e Omicronit janë, ethet, teshtima, temperatura, lodhja, vështirësi në frymëmarrje”, ka thënë ai.

Sipas tij, QKUK ka hartuar strategjinë e veprimit në varësi të situatave që do të zhvillohen.

Vishaj ka thënë se në Klinikën Infektive punëtorët shëndetësorë iu kanë përgjigjur vaksinimit.

“Këto rekomandime janë në dobi të shëndetit tonë. Unë nuk e di që ka ndonjë rast nga punëtorët shëndetësorë që kanë refuzuar të vaksinohen. Çdo pacientë që ka simtpomatologjinë e gripit duhet të lajmërohet te mjeku familjar e pastaj aty adresohen në vendet përkatëse. Në këtë fazë kemi pasur shumë qytetarë të sëmurë nga gripi sezonal. Nuk kemi pas të hospitalizuar, përveç 2-3 qytetarëve”, ka thënë ai./Gazeta “Enigma”/

Related Articles