Një person është arrestuar në Viti të shtunën më 4 maj për shkak se dyshohet për veprën penale “Fotografimi dhe video incizimet tjera të paautorizuara”.
Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se personi në fjalë dyshohet se i ka publikuar në një grup të rrjetit social disa fotografi të natyrës eksplicite të një vajze të cilat i dyshuari ia kishte bërë gjatë bisedës me viktimën në rrjete sociale.
Me vendim të prokurorit I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.