Viti: Erdhi nga Zvicra me të dashurën e tij të mitur turke, arrestohet për dhunim

Viti: Erdhi nga Zvicra me të dashurën e tij të mitur turke,  arrestohet për dhunim

Një person në Viti është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunim”.

Sipas Policisë ai ka ardhur nga Zvicra bashkë me të dashurën e tij 16 vjeçare, shtetase turke.

Viktima është dërguar në strehimore përkohësisht, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“DHUNIM- Viti 17.06.2024-23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti me datën e lart-cekur  kishte ardhur nga Zvicra në shoqëri me të miturën (të dashurën e tij-16 vjeçare ) shtetase turke.  Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit është cilësuar rasti dhe viktima  është strehuar në strehimore përkohësisht, ndërsa i dyshuari  është dërguar në mbajtje.”

Related Articles