Një person është gjetur pa shenja jete afër një fabrike në Viti, raporton Gazeta Enigma.
Sipas raportit të policisë, afër viktimës është gjetur një veturë me targa vendore në të cilën janë gjetur dokumentet e tij.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante të Policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar se viktima kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton më tej policia.