Viti: Tre burra sulmojnë dy zyrtarë policorë 

Viti: Tre burra sulmojnë dy zyrtarë policorë 

Dy zyrtarë policorë në fshatin Drobesh të Vitisë, dyshohet se kanë hasu në rezistenë gjatë tentim-arrestimit të tre të dyshuarve.

Sipas policisë, zyrtarët e këtij institucioni, janë sulmuar nga tre të dyshuarit, duke iu shkaktuar kështu lëndime trupore

Policia ka arritur të arrestojë dy nga të dyshuarit, derisa njëri është ende në arrati.

“Është raportuar se dy viktima meshkuj kosovarë-zyrtarë policorë, kanë has në rezistencë gjatë tentim arrestimit të tre  personave të dyshuar meshkuj kosovarë, ku të njëjtit janë sulmuar fizikisht nga të dyshuarit. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa dy të dyshuarit janë arrestuar, kurse njëri nga të dyshuarit gjendet në arrati. Me vendim të prokurorit pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

Related Articles