Sot në seancën e Kuvendit, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se 23 profesionist shëndetësorë shqiptarë që veprojnë jashtë Kosovës ka shprehur vullnetin që të vijnë për të trajnuar mjekët dhe trajtuar pacientët në Kosovë.
“Deri tani janë 23 mjekë të cilët kanë gadishmërinë dhe kanë dërguar të gjitha informatat, që të vijnë për të trajnuar dhe për të dhënë edhe trajtime në sistemin publik dhe jemi duke punuar me SHSKUK-në që t’i akomodojmë në vendet ku ka më së shumët nevojë. Ndërsa, në sektorin privat janë gjashtë specialist që janë kthy për të kontribuar’, ka thënë Vitia.
Ndryshe, Vitia në fund të vitit të kaluar është emëruar për herë të dytë në pozitën e ministrit të shëndetësisë, pasi më 1 tetor të vitit 2021 kishte dhënë dorëheqje për të iu futur garës për të parin e Prishtinës